Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët – Lajmi.net
Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:45, 12 August 2017
Sot një këmbësor është goditur nga  vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili nga lëndimet ka ndërruar jetë.

Policia ka dhënë detaje për këtë aksident, duke apeluar tek qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e viktimës, pasi që ende nuk po dihet identiteti i tij se kush është.

Ky është njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën ,, Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij.

Mosha: 30-40 vjeqar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kaftë,

Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe qorapa të zeza.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetetarët se kushdo që ka informacione apo e njef personin me përshkrimin në fjalë të lajmrojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals