Policia: Një i dehur ka shtënë me armë zjarri, por nuk e lëndoi askënd

Një person i dehur ka shtënë me armë në ajër, dhe nga ajo armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Lajme

30/07/2016 01:19

Kështu ka deklaruar Daut Hoxha, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës.

Hoxha thotë personi i lënduar në këmbë që u besua që mori lëndime nga arma e zjarrit, është lënduar me mjete të tjera, tha ai për lajmi.net

Sipas tij, personat e tjerë kanë marr lëndime pas panikut, dhe teksa kanë ikur kanë lënduar njëri-tjetrin.

Hoxha ka deklaruar se situata është e qetë, hetimet po zhvillohen dhe se shpejt do të dalin.