Policia: Në tendat e Opozitës u gjetën 39 shishe koktej molotovi (Foto)

Policia e Kosovës  ka dërguar njoftim për media në të cilën ka sqaruar gjithë atë se ç’farë ka ndodhur sot para Kuvendit dhe në Brenda tij.

Lajme

26/02/2016 20:50

Sipas Policisë së Kosovës protesta e Opozitës e cila ka filluar në orën 10:00 të mëngjesit gjatë orëve të pasdites ka eskaluar  si pasoj e dhunës së disa protestuesve.

Polica po ashtu ka sqaruar edhe aksionin për largimin e tendeave  vendosura nga Opozita në sheshin Ibrahim Rugova para objektit të Qeverisë, transmeton lajmi.net.

Sipas organeve të  rendit largimi i tyre është bërë për shkaqe të sigurie dhe se gjatë heqjes së tendave kanë gjetur një sasi molotovi.

“Po ashtu për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe automjeteve civile, në disa rrugë është ndërprerë qarkullimi i trafikut përkohësisht, për tu ri-orientuar në rrugë alternative nga zyrtarët e trafikut”

“ Në cilësi të provave materiale Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme duke përshirë lokacionin te tendat në shesh gjatë ekzaminimit nga njësitet relevante policore, janë gjetur dhe konfiskuar (6) çanta me (39) shishe koktej molotovi si dhe (38) copë shishe me ngjyrë”.

“ Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, duke përfshirë edhe mbarëvajtjen e trafikut, pasi disa qytetarë po manifestojnë në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së./ Lajmi.net

SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC