Policia në shtëpinë e Xhesika Ndojt, ja kë e gjetën në dollap

Këngëtarja Xhesika Ndoj vihet sërish në qendër të vëmendjes, kësaj here pasi në apartamentin e saj është gjetur një biznesmen i fshehur në dollap.

ShowBiz

19/02/2016 01:22

Një natë më parë, në numrin 129 u denoncua vjedhja e një apartamenti tek Unaza e Madhe në Tiranë. Efektivë të komisariatit nr.6 në Tiranë u nisën të kapnin hajdutin, por pas kontrollit në shtëpi, veç të zotëve që mohuan vjedhjen, gjetën edhe një 35-vjeçar i cili fshihej në dollap, i veshur vetëm me mbathje.

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, kur mbërritën në apartamentin e sinjalizuar, mësuan se bëhej fjalë për shtëpinë e këngëtares që jeton me të motrën. Dy vajzat i janë përgjigjur policisë në derë, duke mohuar vjedhjen e apartamentit të tyre, por uniformat blu këmbëngulën të kryenin kontroll në banesën e motrave Ndoj. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur në dollap një person të veshur vetëm me mbathje, të cilin Xhesika e prezantoi si këngëtar nga Kosova.

Por situata e çuditshme dhe informacioni i pakët duket se shtuan më shumë dyshimet e policisë. “Kolegun” e këngëtares ata e shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimeve, doli që mashkulli që fshihej në dollap ishte një biznesmen nga veriu, 35 vjeç.

Pas lajmit, Ndoj ka reaguar në një prononcim për “Opinion”. Sipas saj, asgjë e shkruar në media, pavarësisht njoftimit zyrtar të shpërndarë edhe nga policia, nuk është e vërtetë. “Këto janë lajme dashakeqëse që bëhen për mua. Askush nuk ka ardhur në shtëpinë time, unë aty jetoj me vajzën dhe me motrën. Bosat po të dua i çoj në vende të tjera, nuk i fus në shtëpi”, ka thënë këngëtarja./shekulli