Policia në ndjekje të Milan Radojiçiqit

Policia e Kosovës ka konfirmuar është ka një urdhërarrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Lajme

03/12/2018 15:01

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia është në ndjekje të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiqit, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Qalaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka një urdhërarrest për Radojiçiqin.

“Mund të konfirmoj se ka urdhër arrest për të (Milan Radojiçiq)”, deklaroi sot Qalaj në këtë konferencë.

Se Kosova do të kërkoj ekstradimin e Radojiçiqit, e ka konfirmuar për lajmi.net, javën e kaluar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Lexo edhe:

Prokuroria Speciale do të kërkojë ekstradimin e Radojiçiqit

Kujtojmë se dy javë më parë, njësitet speciale e kishin kërkuar Radojiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e veriut, por pa mundur që ta gjejnë, në kuadër të një operacioni ku ishin arrestuar katër veta lidhur me këtë vrasje.

Ndërkohë, Radojiçiq ishte marrë në pyetje nga Policia e Serbisë rreth kësaj vrasjeje javën e kaluar.

Mirpëo pas marrjes në intervistë nga policia e Serbisë, Radojiçiq kishte deklaruar se ai nuk është i përfshirë në këtë vrasje. /Lajmi.net/