Policia në Miami bojkoton koncertet e Beyonce-s (FOTO/VIDEO)

Policia e Miami thotë se Beyonce me këngën e saj të fundit “Formation” ka përhapur një mesazh anti-policor.

ShowBiz

19/02/2016 10:18

Një nga koncertet e Beyonce-s që është planifikuar të mbahet më 26 prill në stadiumin Marlin  në Miami, është votuar nga njësitë policore që të bojkotohet, transmeton lajmi.net.

Kryetari i policisë së Miamit, Javier Ortiz, gjithashtu ka postuar disa imazhe që ka mbështetur këtë bojkotim.

Ai gjithashtu ka shkruar një letër, ku i’u është drejtuar të gjitha sindikatave që ta mbështesin bojkotimin e të gjitha koncerteve të Beyonce-s. Letra pretendon se Beyonce ka përhapur një mesazh kundër policisë dhe nuk mbështet zbatimin e ligjit.

Kënga dhe video-ja e Beyonce “Formation”, mori kritika të shumta nga policia dhe gjithë kombi, për shkak të disa skenave kur ajo ulet mbi makinën e policisë dhe zhytet në ujë dhe shihet një mbishkrim “Mjaft na sulmuat”.

Performanca e saj i referohet lëvizjes Black Lives Matter të Malcolm X dhe Panthers Zi./Lajmi.net

YouTube player