Policia në Australi parandalon një “sulm terrorist”

Policia në Australi tha se ka arrestuar tre persona që po bënin komplot për të kryer sulm terrorist në Melburn.

Bota

20/11/2018 09:44

Grupi ka pkanifikuar të përdorë pushkë gjysmë-automatike për të vrarë sa më shumë njerëz në një vend të populluar, thanë autoritetet.

Të dyshuarit – 21, 26 dhe 30 vjeç – thuhet se janë frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

Kryekomisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se nuk ka kërcënim për publikun, shkruan rel.

Ashton tha se të dyshuarit nuk e kanë vendosur shënjestrën për sulmin, porse planifikimi i tyre është “përshkallëzuar” në ditët e fundit.

Më 9 nëntor, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në Melburn, ku ka mbetur i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.