Policia në aksion për ari, ja ku bastisi

Në Podujevë, Drenas e Shtime, njësiti i hetimeve  të krimit të organizuar në DHKO  pas hetimeve disa mujore me 25.01.2018 ka ndërmarrë një operacion  ku janë bastisur katër lokacione të ndryshme në rajonin  e Prishtinës.

Lajme

26/01/2018 09:35

Siç ka njoftuar policia, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar  katër argjendari dhe një veture e dy të dyshuarve meshkuj shqiptare shtetas të Maqedonisë  që dyshohen për kontrabandim me mallra  me metale të çmuara (ari  dhe argjend) dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore .

Gjatë kontrollit  janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një veturë, një sasi ari dhe argjendi, dy pistoleta me karikatorë dhe 97 fishekë, dy peshore për matjen e arit, tre telefona mobilë si dhe dokumentacion të ndryshëm që ndërlidhen me rastin.

Dy të dyshuarit shqiptarë me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./Lajmi.net/