Policia ndërpret koncertin e Getit, ky është reagimi i publikut

Getoar Selimi është shumë aktiv me mbrëmje muzikore.

ShowBiz

31/07/2018 14:01

Ai vazhdimisht ndan me fansat momente nga koncertet, e shumë herë përballen edhe me të papritura, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, në mes të koncertit, performanca e tij u ndërpre nga policia, të cilët bastisën lokalin ku po performonte ai.

Publiku në shenjë proteste brohorisnin me këngën “Kush na ka inati”, ndërsa atmosfera ishte në maksimum. /Lajmi.net/