Policia ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve në Gjermani – Lajmi.net
Policia ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve në Gjermani
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:32, 12 August 2017
Kontrollimi i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Të enjten, më 10 gusht, Policia Federale ka ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, (afër Rottal-Ost) kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de.

Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch. Por kontrollimi i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjegjësisht u kthyen në Austri. /Albinfo.ch/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown