Policia ndalon Eni Kocin dhe i bën testin e alkoolit

Eni Koci është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

13/05/2018 08:01

Ajo është shumë aktive me projekte të reja muzikore, me të cilat argëton fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka publikuar disa video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet se është ndaluar nga policia.

Këngëtares i bëjnë edhe testin e alkoolit, për të parë nëse kishte konsumuar dhe po voziste në gjendje të tillë.

Personi që po e shoqëronte atë e kishte filmuar dhe në video dëgjohet Eni teksa po i thoshte policit se nuk ka nevojë t’i bëjnë testin ngase nuk konsumon alkool. /Lajmi.net/