Policia ndalon dy holandezë, incizonin me dron Qeverinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy shtetas holandez pasi kishin ngritur një ‘dron’ në afërsi të Qeverisë së Kosovës dhe nga të njëjtit kishin kërkuar ta aterrojnë.

Lajme

18/05/2017 12:59

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40.

“Njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas holandez kanë ngritur një ‘dron’ dhe nga të njëjtit është kërkuar që të  njëjtin ta aterrojnë. Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Dronët, të quajtura edhe sisteme të avionëve pa pilot në Kosovë duhet të regjistrohen dhe mund të operojnë vetëm me një miratim të posaçëm të lëshuar nga autoritetet.