Policia mund ta dijë që po drejtoni veturën në gjendje të dehur – edhe para se t’ju ndalojë

Kurrë nuk është ide e mirë të drejtoni veturën në gjendje të dehur.

Auto & Tek

25/12/2017 13:01

Nëse pyesni se si policia e di se kë duhet ta ndalojë kur bën kontrolle, këto shenja ua tregojnë qartë që pranë timonit është shoferi i cili ka pirë pak më shumë sesa është e lejuar.

Edhe pse gjatë drejtimit të veturës në gjendje të dehur shoferët nuk rrezikojnë vetëm jetën e tyre, por edhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, megjithatë shumica ulen pranë timonit pas disa pijeve alkoolike, duke shpresuar që policia nuk do t’i ndalojë.
Mirëpo, ekzistojnë sinjale të caktuara sipas të cilëve policia rrugore mund të dijë edhe para se të ndalojë veturën që shoferi është i dehur – edhe pse ai mendon që është duke drejtuar si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, transmeton Telegrafi.

Këto janë sinjalet të cilat policisë mund t’ia zbulojnë që pranë timonit është shoferi i cili ka pirë pak më shumë se sa lejohet:
– vozitja nga njëra anë në anë tjetër të rrugës– vozitja shumë e ngadalshme, së paku 10 kilometra nën limitin e lejuar– frenimi kaotik– vozitja pa i ndezur dritat– ndalimi i papërshtatshëm para semaforëve apo para vendkalimeve të këmbësorëve– përdorimi kaotik i sinjaleve të drejtimit në veturë– bën kthesa tepër të gjera– vetura tepër afër veturës tjetër në komunikacion.
Në rast që edhe vetë si shofer vëreni sjellje të këtillë, më mirë do të ishte ta informoni patrullën e parë policore që do ta hasni, sepse kështu mund të shpëtoni jetën e ndokujt.