Policia malazeze arrestoi 20 rusë

Policia malazeze në qytetin bregdetar Budva ka arrestuar 20 shtetas rusë, të cilët në kolonë me automjete qarkullonin nëpër rrugë të këtij qyteti me flamuj rusë, duke shënuar Ditën e Fitores.

Lajme

11/05/2014 12:38

Rusët janë arrestuar të premten për arsye të shkeljes së Ligjit për rendin publik dhe qetësinë, me të cilin saktësohet që bartja e flamujve të shteteve tjera, pa lejen apo ftesën publike, i nënshtrohet dënimit, transmetojnë mediet malazeze.

Për këtë shkelje parashihet gjoba prej 100 deri në 500 euro, ose dënimi me burg deri në 30 ditë.