Policia liron personin që gjuajti me vezë Albin Kurtin

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se personi që sulmoi me vezë deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme

24/02/2018 14:16

Policia gjithashtu njofton se ai nuk kishte arritur fare ta qëllojë Kurtin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hedhur një vezë në drejtim të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk e kishte qëlluar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë, se Kurti është gjuajtur me vezë dje derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit. Kjo gjuajtje ishte në shënjë revolte që Kurti dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes nuk po e votojnë demarkacionin. /Lajmi.net/