Policia largon Chris Brown nga shtëpia e ish të dashurës

Një ndarje e cila u shkaktua pas tradhëtisë së Chris Brown, pasohet me një sherr të madh me ish të dashurën.Nje sherr i nisur nga këngëtari,nuk ka përfunduar aspak mirë.

ShowBiz

06/06/2015 21:54

Takimi i rastësishëm mes Chris Brown dhe ish të dashurës së tij Karrueche në një klub nate në Los Angeles, nuk përfundoi aspak mirë. Këngëtari ka shkuar deri në shtëpinë e saj duke i bërtitur jashtë derës.

Është dashur ndihma e komshinjve që lajmëruan policinë, të cilët larguan Chris Brown nga shtëpia e modeles.(Lajmi.net)