Policia kroate përdor gaz lotsjellës kundër refugjatëve

Në kampin e refugjatëve në Opatovac në Kroacisë, ka ardhur deri të përleshja mes refugjatëve dhe policeve, kur këta të fundit përdorën gaz lotsjellës, derisa raportohet se ka edhe të lënduar.

Lajme

23/09/2015 16:45

Sipas televizionit kroat N1, dy fëmijë janë spërkatur me gaz lotsjellës me ç’rast janë transferuar në spitalin e kryqit të kuq, transmeton lajmi.net.

Një numër i madh i refugjatëve ditëve të fundit kanë hyrë në Kroaci nga Serbia përmes vendit Bapska, që ishte befasi për autoritetet pasi kjo rrugë deri më tani nuk është përdorur, bën të ditur policia kroate.

Por për shkak të fluksit të refugjatëve që vinin nga Bapska, përballë qendrës së strehimit në Opatovc është krijuar një tollovi, pasi që të gjithë duhet ti nënshtrohen procesit të regjistrimit.

Vetëm gjatë të martës në Kroaci kanë hyrë 8,750 migrantë, kurse numri i përgjithshëm i tyre deri të mërkurën kap shifrën prej 44.000. (lajmi.net)