Policia konfiskon 10 paketa marihuanë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkulli, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime, që dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, të llojit Marihuanë.

Lajme

29/05/2016 21:11

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin janë konfiskuar edhe tri vetura, që dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikëve.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim.