Policia konfirmon vdekjen e një personi në pishinën e Gërmisë

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një 69 vjeçari në Pishinën e Gërmisë.

Lajme

29/06/2017 15:19

Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se rasti në Polici është hapur si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 14 e kemi pranuar informatën se një person është pa shenja jetë në pishinën e Gërmisë. Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet B.K. 69 vjeçar. Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë,  ekipet policore janë duke u marr me rastin, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti. /lajmi.net/