Policia konfirmon vdekjen e çiklistit 27-vjeçar në Pejë

Mbrëmë në qytetin e Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 27-vjeçar.

Lajme

17/10/2018 08:48

Mbrëmë në qytetin e Pejës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe çiklisti, raporton lajmi.net.

Si pasojë e goditjeve që ka marrë nga vetura, çiklisti i moshës 27-vjeçare ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Sipas Policisë së rajonit të Pejës, kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 22:50.

“ Mbrëmë rreth orës 22:50 Policia e rajonit të Pejës është informuar për një aksident trafiku. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka treguar Rugova për lajmi.net.

Ai ka shtuar po ashtu se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari për këtë aksident është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/