Policia: Kjo u ndodhi kosovarëve në Shkodër për ndeshjen kundër Kroacisë

Këto janë të gjitha rastet e ndodhura të cilat janë raportuar te autoritetet shqiptare gjatë duelit mes Kosovës dhe Kroacisë.

Sport

08/10/2016 15:09

Policia e Shtetit ka bërë të ditura të gjitha rastet me të cilat është ballafaquar gjatë ndeshjes futbollistike ndërmjet përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Kroacisë që është zhvilluar në Shkodër me 6 tetor.

Këto janë të gjitha rastet e ndodhura të cilat janë raportuar te autoritetet shqiptare:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Seksioni për narkotikët

Më datë 06.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 39, banues në Zaton Shibenik, Kroaci, pasi ndërsa hynte në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Kosovë-Kroaci, i është gjetur një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo Bramellari, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S, vjeç 35, banues në Prishtinë Kosovë, se në stadium, dyshon se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular “Iphone”, portofolin dhe disa dokumente, të cilat i janë gjetur këtij shtetasi. Neni 134 i Kodit Penal.

——–

Më datë 06.10.2016, ka bërë kallëzim shtetasi T.S, vjeç 57, banues në Florida, Amerikë, se ndërsa hynte në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Kosovë-Kroaci, i kanë vjedhur një kartë identiteti, dhe leje e drejtimit të mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

——–

Më datë 06.10.2016, ka bërë kallëzim shtetasi A.V, vjeç 37, banues në Prishtinë, Kosovë, se ndërsa hynte në stadium i kanë vjedhur një kartë identiteti Amerikane. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

——-

Më datë 06.10.2016, ka bërë kallëzim shtetasi J.M, vjeç 37, banues në Prishtinë, Kosovë, se në vendin e quajtur “bixhisteni”, i kanë thyer xhamin e mjetin tip “Pezho” i kanë marrë tre çanta sportive me sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. /IndeksOnline/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.