Policia jep informacione për zjarrin e madh që shpërtheu në Plementin të Obiliqit

Fatmirësisht në zjarrin e mbrëmshëm që ndodhi në Plementin të Obiliqit nuk ka persona të lënduar.

Lajme

11/08/2018 09:20

Sipas zëdhënëses së policisë por rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhë rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Rreth orës 05:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Plemetin te Obiliqit, saktësisht në një dyqan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar nuk ka persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar rrethanat se si ka ardh deri te ky incident. /Lajmi.net/