Policia jep gabimisht lajmin për djalin e vdekur

Policia në një qytet të vogël të Alaskës ka thirrur gabimisht një çift për t’i thënë se djali i tyre ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Bota

11/10/2014 15:49

Në një qytet të vogël të Alaskës, policia u kishte dërguar njoftimin qiftit Karen dhe Jay Priest-it, se djali i tyre Justin, 29 vjeç, ka vdekur.

Çifti i pikëlluar ka shkuar te banesa e së dashurës së Justinit në Palmer, por atje i ka pritur vetë Justin.

Më vonë policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një tjetër person të vdekur, me të njëjtin emër, por me ditëlindje ndryshe, raporton BBC.

Policia ka kërkuar falje për ankthin që ka shkaktuar. /REL/