Policia jep detajet për protestën në Poterq, një serb ndalohet si i dyshuar për krime lufte

Gjatë vizitës së një grupi të serbëve në Potërç të Klinës, nga protestuesit që kishin bllokuar rrugën është lënduar një qytetar serb 21 vjeçar me inicialet R.K. me banim në Serbi.

Lajme

28/05/2018 16:53

I lënduari është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është stabile.

Policia është duke zhvilluar hetime për arrestimin e të dyshuarit për këtë rast.

Një tjetër qytetar serb 53 vjeçar me inicialet L.B, është identifikuar nga protestuesit si i dyshuar për masakrën e kryer më 29 mars 1999 në fshatin Poterç. I njëjti është shoqëruar dhe gjendet në objektet e Policisë së Kosovës për verifikim të mëtutjeshëm.

Rreth 50 serbë kishin ardhë për të shënuar festën e “Sv Trojic”, në Kishën Ortodokse Serbe në Potërç. Në shenjë proteste në vendin ku ishte paraparë të mbahej tubimi janë tubuar rreth 50-60 qytetarë shqipëtarë të cilët bllokuan rrugën me automjete të ndryshme.

Pas përfundimit të ritualit serbët janë larguar ndërsa protestuesit janë shpërndarë.