Policia jep detaje për vrasjen aksidentale të 14 vjeçarit në Suharekë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje tjera për vrasjen e 14 vjeçarit në Mushtisht të Suharekës.

Lajme

15/04/2018 11:47

I mituri ishte qëlluar nga xhaxhai i tij kur arma që po gjuante në një aheng, i ishte bllokuar.

Policia ka bërë të ditur se  i dyshuari është arrestuar, dhe veç pistoletës i është gjetur edhe një kallashnikov.

“I dyshuari mashkull K-shqiptar, dyshohet se duke shtënë me pistoletë në një aheng familjarë ka plagosur vetën dhe nipin e tij moshë e mitur viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima nga plagët e marra ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë automatike AK-47, 5 gëzhoja, 23 fishek dhe një këllëf i pistoletës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje në Spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML”, bën të ditur policia. /Lajmi.net/