Policia jep detaje për të miturin që kërceu nga ballkoni i shtëpisë së tij në Rahovec

Një 13 vjeçar nga Rahoveci është hedhur sot nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Lajme

25/04/2018 12:18

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Lirie Podrimaj,  zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës, e cila ka bërë të ditur që gjendja e të miturit është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 25.04.2018 rreth orës 11:00 stacioni policor ka marr informatë se një fëmijë- nxënës i klasës së shtatë nē shkollën fillore ,, Bekim Sylka” në Rahovec ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij. Patrullat policore me të marr informatën fillimisht kanë shkuar në shkollën ku nxënësi në fjalë ka vijuar mësimin aty kanë kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle ku janë informuar se rasti në fjalë kishte ndodhur dje me datë 24.04.2018 rreth orës 11:00 në shtëpinē e nxënësit. Zyrtarët policor kanë kontaktuar edhe me prindërit e fëmijës i cili njofton se gjendja e tij është stabile dhe jasht rrezikut për jetë. Policia që nga momenti që ka pranu informatën po punon intensivisht në hetimin e rrethanave të krijuara në këtë rast”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Detaje të tjera ende nuk dihen, ndërkaq që po hetohen shkaqet e këtij veprimi nga i mituri. /Lajmi.net/