Policia jep detaje për kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje.

Lajme

22/10/2018 16:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka marrë një kërcënim me vdekje përmes një letre postare që i është dërguar.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për lajmi.net këtë kërcënim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se rasti është dërguar në Prokurori dhe në bazë të përmbajtjes së letrës postare që i është dërguar Agim Bahtirit, është cilësuar si kanosje.

“Rasti është raportuar sot. Dhe në bazë të e-mailit që i është dërguar zotëri Bahtirit, Prokuroria e ka cilësuar si kanosje. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka deklaruar Zahiti për  lajmi.net.

Ndryshe pas kërcënimit që i është bërë Agim Bahtirit, ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e ka dënuar fuqishëm këtë kërcënim. /Lajmi.net/