Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në ‘Meridian’

Edhe sot në Prishtinë cak i një grabitjeje të armatosur ka qenë një market.

Lajme

03/01/2019 19:27

Në lagjen Dardania në Prishtinë, është raportuar për një grabitje të armatosur në marketin “Meridian” në këtë lagje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net, se është arrestuar një person i lindur në vitin 1999 dhe disa të tjerë janë në kërkim.

“Sonte rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rast dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të cilët Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Ai ka thënë se të dyshuarit pasi që e kanë vërejtur Policinë, kanë hedhur në rrugë gjësendet e tyre.

“Të dyshuarit pasi kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur pajise, çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët policorë kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë”, deklaroi tutje Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë për lajmi.net, se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e rasteve të tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerancë ndaj kryerësve të rasteve të tilla, duke ndërmarrë veprime rigoroze konform ligjit. /Lajmi.net/