Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Leposaviq

Dje rreth orës 10 ka ndodhur një grabitje e armatosur në Leposaviq.

Lajme

19/06/2018 10:14

Policia njoftoi se disa persona të panjohur të maskuar me armë të gjata nën kërcënimin dhe krismën e armëve kanë plaçkitur kombin e një kompanie në të cilin kishte para.

Në plaçkitje janë përfshirë 5 vetura ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se një veturë tjetër është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj shihet se ka para.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë ikur me veturat e tjera që kishin në dispozicion.

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.