Policia jep detaje për arrestimin e pronarit të kompanisë që importoi mish të prishur

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pronarit të fabrikës “Euro Ida” Anton Jupa, për importim të mishit të prishur nga Belgjika.

Lajme

24/03/2018 11:15

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në fabrikën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mishit të pulës me afat të skaduar.

“Njësit policore janë asistuar nga AVUK, të cilët kanë asgjësuar mishin e konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe vet Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij Policia dhe Inspektorët e AVUK-ut  kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.

Sipas tij, ai mish ka qenë  destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bënë fajtor Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.

Lajmi.net javë më parë ka raportuarr se nga Belgjika në Kosovë ka hyrë mish i prishur dhe i vjetër 12 vjet.

Gjatë dy ditëve të fundit në disa makete në Kosovë është konfiskuar sasi e madhe e mishit të prishur. Ndërsa që Prokuroria ka njoftuar se tashmë ka nisur hetimet rreth skandalit me mishin e prishur./Lajmi.net/