Policia jep detaje për arrestimin e Liridon Lecit

Pak orë pasi arrestoi futbollistin e Prishtinës, Liridon Leci, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar duke dhënë detajet për arrestimin e tij.

Sport

30/04/2017 22:16

Leci u arrestua në fund të ndeshjes Besa – Prishtina, të cilin kryeqytetasit e fituan 1-2.

Leci ishte ndalur nga policia pasi kishte hyrë në fushë edhe pse ishte ndëshkuar me karton të kuq. Policia thotë se Leci ka sulmuar policin dhe me urdhër të Prokurorit, Leci do të mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata. Personi i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit”, thuhet në njoftim të Policisë.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy