Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën 59 vjeçari

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në fshatin Doberdol të Podujevës,  ku ka humbur jetën një person (këmbësor) .

Lajme

17/08/2017 15:04

Sipas komunikatës së policisë për rajonin e Prishtinës në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura. Lidhur më këtë rast policia ka njoftuar se dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orësh.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje,  vetura e tipit “Audi Q7” dhe vetura e tipit  “Golf II”, të cilat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.  Lidhur me këtë aksident dy ngasësit e automjeteve, V. D mashkull 36 vjeç dhe  A.A mashkull 27 vjeç,  janë shoqëruar në stacionin policor,  dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh. Ndërsa  trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Sipas komunikatës, vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti,  në rajonin e Prishtinës janë raportuar   4.438 aksidente trafiku prej tyre:

  • 16 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 19 persona  të   vdekur
  • 1.377 Aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe
  • 3.045 Aksidente trafiku me dëme materiale./Lajmi.net/