Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Pejë-Klinë

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajme

03/10/2018 15:19

Gjatë ditës së sotme në fshatin Grabanicë në magjistralen Pejë-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, raporton lajmi.net

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar këtë për lajmi.net, i cili ka thënë se të lënduarit menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot në ora 13:40 kemi marrë një informacion se në fshatin Grabanicë në magjistralen Pejë-Klinë ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. Këto janë informatat e para që i kemi siguruar deri më tani”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.

Ai ka thënë se akoma nuk dihet se cilët janë shkaktarët e këtij aksidenti. /Lajmi.net/