Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Mramor

Policia e Kosovës njofton se në fshati Mramor të Prishtinës, dje rreth orës 17:30 një femër derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident.

Lajme

09/01/2018 10:06

Sipas Policisë, si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një burrë pasagjerë në automjet, ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar dy femra, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti  është duke u hetuar. /Lajmi.net/