Policia jep detaje për aksidentin hekurudhor në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se treni ka goditur një 20-vjeçar në Prishtinë.

Lajme

21/02/2019 15:26

Sot rreth orës 14:00 në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë, në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur një 20-vjeçar me inicialet I. H. shtetas kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

I njëjti sipas Policisë është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident. /Lajmi.net/