Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran: Dyshohet për tre të vdekur

Rreth orës 20:00 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në afërsi të Komoranit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku dyshohet për tre të vdekur.

Lajme

26/09/2017 21:23

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për lajmi.net.

“Pas pranimit të informacionit rreth orës 20:00, për një aksident trafiku në rr. Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit, njësitet policore kanë reaguar në atë lokacion.”

“Sipas informacioneve të para nga zyrtaret policor dyshohet se në rastin e parë një drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndërsa po në afërsi të njëjtin vend pak minuta më vonë një aksident tjetër është shkaktuar ndërmjet: një kamioni dhe një autoambulance.”

“Në vetaksidentin e raportuar dyshohet për dy persona të vdekur, ndërsa raportohet se edhe në automjetin e ambulancës një person ka humbur jetën.”

“Njësitet policore dhe të emergjencës po ndërmarrin veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur të dy rastet, është njoftuar  prokurori dhe hetimet për te dy këto raste te rënda janë në proces.”

“Edhe një herë policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht kur kemi të bëjmë edhe me ndryshime të kushteve atmosferike dhe zvogëlim të dukshmërisë”, ka thënë Hoxha për lajmi.net. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Aksident i tmerrshëm në Komoran, dyshohet për të vdekur (Foto-Pamje të rënda)