Policia izraelite vret një adoleshent palestinez

Policia izraelite ka vrarë një palestinez në Jerusalemin Lindor, me pretendimin se ka kryer një sulm me thikë ndaj dy izraelitëve.

Bota

10/10/2015 17:43

Burime palestineze lajmërojnë se bëhet fjalë për një person të mitur.

“Policia në vendngjarje vrau sulmuesin i cili plagosi me thikë dy persona”, deklaroi zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.

Policët e vranë palestinezin jo shumë larg Derës së Damaskut në Jerusalemin Lindor. Personave te plagosur lehtë u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa në këtë pjesë të qytetit gjendeshin edhe njësite speciale izraelite.

Burime palestineze raportojnë se palestinezi i vrarë ishte 16 vjeç, dhe se ka jetuar në pjesën verilindore të Jerusalemit, në rajonin Kafr Akab, raporton Anadolu Agency (AA).

0

Kriza e sigurisë në Jerusalem dhe në qytetet e Bregut Perëndimor vazhdon që nga 13 shtatori kur forcat izraelite filluan të ndalojnë muslimanët që të hyjnë në kompleksin Al-Aksa. Këto masa shkaktuan shumë protesta të palestinezëve, pas të cilave erdhi deri te përleshjet e shpeshtuara të demonstrantëve dhe policisë izraelite.