Policia italiane tani me Lamborghini Huracan

Italia mund të jetë shtëpia e shumë super veturave, por kjo nuk do të thotë se nëpër rrugët e saj do të gjesh vetëm Ferrari ose Maserati. Përkundrazi, policia italiane ka freskuar veturat e saj me modelin Huracan të Lamborghini.

Auto & Tek

24/05/2014 01:10

Duke zëvendësuar Gallardo-në, Huracan LP 610-4 Polizia është i ngjyrosur në blu dhe në të bardhë, ku vjen me katër sirena me drita LED.

Përderisa në Dubai policia shtetërore ka super vetura të bukura për tu parë, Huracani i policisë në Itali është mirë i pajisur për ta kryer detyrën e tij.

Një sistem i të dhënave përdorë një kamerë dhe një kompjuter për të inçizuar aktivitetin e veturës, ku në brendësi vetura është e pajisur me një armë Holster, një radio policore dhe një paletë që udhëzon policët me motor për tu ndalur në rast të ndonjë rreziku.

CEO i Lamborghini, Stephan Winkelmann tha:\”Ne kemi një lidhje të fortë me policinë italiane. Ky Huracan i ri është krijuar pikërisht për policinë italiane, dhe ne jemi krenarë që ta dëshmojmë se modeli jonë është një specialist për policinë\”.