Policia italiane ka një lajm të ‘frikshëm’ për tifozët e Kombëtares shqiptare (FOTO)

Policia e specializuar e Italisë ka bërë arrestimet e para pas incidentit në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sport

25/03/2017 10:43

DIGOS, polica e specializuar në Itali që zakonisht merret me ngjarjet e dhunshme si ato të mbrëmshmet në “Renzo Barbera” të Palermos, ka filluar menjëherë punën për të ndalur elementët e dhunshëm që sollën ndërprerjen e ndeshjes.

Ndërsa kontrolloheshin nga larg tifozët, zyra operative kontrollonte kamerat e sigurisë duke identifikuar të gjithë personat e dhunshëm apo ato që ndezën e hodhën fishekzjarrë e flakadanë në stadium, raporton “Panorama Sport”.

Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim pasi ndiqen penalisht.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6