Policia integron së shpejti individët e Veriut

Java e ardhshme do të jetë e përshpejtuar në përmbylljen e procesit të integrimit të individëve nga nga pjesa veriore e Kosovës në kuadër të Policisë së Kosovës.

Lajme

04/12/2013 11:10

Grupi punues për sigurinë në raundin e nëntë të takimeve të cilat janë përgjegjës për zbatimin e pikave 7,8 dhe 9 të Marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë marrë vesh në Bruksel për integrim të individëve të veriut sa më shpejtë në Policinë e Kosovës.

Në takimet që janë mbajtur me një dhe dy dhjetor në Bruksel kryesisht u diskutua për modalitetet dhe afatet kohore të procesit të integrimit të personave të asaj pjese në Policinë e Kosovës.

Do të ketë një dinamikë të përshpejtuar në përmbyllje të këtij procesi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në këto takime u përsërit se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore të Policisë së Kosovës dhe se në javët e ardhshme do të ketë një dinamikë të përshpejtuar në përmbylljen e procesit t integrimit”

Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte në përbërje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe këshilltarit të lartë politik të ministrit Rexhepi, Fisnik Rexhepi.