Policia ia konfiskon një AK-47 një serbi në Vushtrri

Policia e Kosovës raportoi se dje në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë, me urdhër te Gjyqtarit te Procedurës paraprake janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit me nacionalitet serb, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një arme AK-47, një fishek i armës se gjatë dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Lajme

28/05/2016 20:44

Po ashtu, gjatë bastisjeve, të dyshuarit i janë gjetur edhe tre palë targa (dy targa KM dhe një KS).

Me urdhër te prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.