Policia ia heq kallashin nga dora

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në lagjen Dardania të Prizrenit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Kur ka arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë një person me kallashnikov në dorë. Ai e ka lënë armën në tokë pas thirrjes së policëve.

Lajme

21/02/2014 15:24

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në lagjen Dardania të Prizrenit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Kur ka arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë një person me kallashnikov në dorë. Ai e ka lënë armën në tokë pas thirrjes së policëve.

Dyshohet se deri te rrahja ka ardhur për shkak të një kontesti pronësor mes palëve.

Rreth orës 12:55, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije për një rrahje e cila ishte duke ndodhur në pompën e karburanteve “Petroll Kompani”, në Lagjen Dardania të Prizrenit”.

“Një patrullë policore që ka qëlluar me patrullim më afër këtij lokacioni është nisur në atë drejtim dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë parë një person  që mbante në duar një kallashnikov. Policia ka urdhëruar që i dyshuari ta lëshojë armën në tokë, gjë të cilën e ka bërë  e më pas është vënë situata nën kontroll”.

“Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal për shkak të lëndimeve të marra me mjete të forta”.

“Nëntë persona janë shoqëruar në Stacionin policor, të gjithë si të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë prokurori i Shtetit, Drejtori Rajonal i Policisë dhe hetues policorë.

Gjithashtu janë bastisur tri objekte dhe pesë automjete në kërkim të provave materiale.

“Mbetet në kompetencë të prokurorit se a do të shqiptohet masa e ndalimit policor për të dyshuarit apo do të lihen të lirë. Motivi i kësaj rrahje mendohet të jetë hidhërim për çështje pronësore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.