Policia grek identifikon personat që vunë transparentin “thika, tel me gjemba, Srebrenica”

Policia e Greqisë ka identifikuar personin që vuri transparentin “thika, tel me gjemba, Srebrenica” gjatë takimit kualifikues për Kampionatin Botëror, Greqi – Bosnjë Hercegovinë.

Sport

15/11/2016 23:33

Pas takimit Greqi – Bosnjë, ministri i sporteve të Greqisë urdhëroi policinë që sa më shpejtë të kapin akterët e këtij akti të shëmtuar, për të cilin Federatën e Futbollit të Greqisë e pret një dënim nga FIFA.

Mediet greke sonte kanë publikuar një deklaratë zyrtare të policisë greke, në të cilën thuhet se janë identifikuar tifozët që mbanin atë transparent, por ata ende nuk janë arrestuar, përcjell lajmi.net.

Policia nuk ka dashur të zbulojë emrin e personit, e as të konfirmojë nëse ai është qytetar i Greqisë apo i Serbisë, siç ishte supozuar.

Ndeshja mes Greqisë dhe Bosnjë Hercegovinës ka përfunduar 1:1.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.