Policia gjermane thotë se shumica e sulmeve seksuale të Këlnit do të zbulohen

Shefi i policisë së Këlnit, Juergen Mathias, ka deklaruar se shumica e meshkujve që sulmuan seksualisht femrat në këtë vend, gjatë natës së ndërrimit të viteve mbase nuk do të kapen kurrë.

Bota

25/02/2016 08:47

Ai është shprehur se filmimet nga kamerat e sigurisë nuk janë cilësore dhe në to nuk identifikohen dot krimet seksuale.

Sipas medieve vendase, deri tani detektivët gjermanë kanë identifikuar 75 persona, shumica e të cilëve nga Afrika e Veriut që kanë mbërritur ilegalisht në Gjermani ose që kanë kërkuar azil.

Kujtojmë se, më shumë se 500 denoncime u bënë në polici për atë natë dhe 40% e tyre janë për krime seksuale. Juergen Mathias tha se për shkak të cilësisë së dobët të filmimeve hetuesit janë mbështetur te dëshmitarët okularë apo viktimat për të identifikuar agresorët.

Rreth 1 mijë meshkuj me origjinë arabe dhe nga Afrika Veriore u mblodhën pranë stacionit kryesor të trenit më 31 dhjetor në Këln dhe duke u ndarë në grupe të vogla rrethuan femrat të cilat i ngacmuan seksualisht dhe ju morën sendet me vlerë.

Aktualisht vetëm një person i arrestuar dyshohet për krime seksuale, ndërsa 13 të tjerë janë vënë në pranga për vjedhje. Paraardhësi i Mathies, Wolfgang Albers u shkarkua nga detyra për menaxhimin e dobët të situatës nga policia në natën e ndërrimit të viteve.

Sipas një raporti zyrtar, policia e Këlnit bëri gabime serioze duke mos thirrur përforcime dhe për mënyrën si lajmëroi publikun.