Policia gjen kuti municioni në objektin e RTK-së

Në objektin e Radio Televizionit të Kosovës, është gjetur një kuti municioni shkollor.

Lajme

05/06/2018 18:48

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia rajonale e Prishtinës, teksa ka bërë të ditur se ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Raportohet se policia ka kontrolluar gjithë vendin e depos së objektit të Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa potencohet se mjetet e gjetura datojnë që nga koha e luftës.