Policia franceze kërkon ndihmë për gjetjen e personit të dyshuar për sulmin në Strasburg

Policia franceze ka lëshuar një thirrje për ndihmë për të gjetur personin e dyshuar për sulmin pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg, raporton BBC.

Bota

13/12/2018 10:07

Qindra policë, ushtarë dhe agjentë kufitarë në të dy anët e kufirit franko-gjerman po përpiqen të gjejnë 29 vjeçarin, Cherif Chekatt.

Dy persona vdiqën dhe 13 u plagosën në sulmin me armë në qytetin lindor francez të martën mbrëma.

Sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) ndërsa hapi zjarr.

Cherif Chektut tashmë ishte i njohur për autoritetet franceze si dikush që ishte radikalizuar në ndjekjen e një forme ekstreme të Islamit, ndërsa ishte në burg për krime, edhe për vjedhje.

Policia thotë se kushdo që e sheh të dyshuarin “e rrezikshëm” nuk duhet të afrohet, por në vend të kësaj të telefonojë në linjën telefonike emergjente.