Policia franceze ka arrestuar 26 persona

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë thotë se 26 persona nga ish-republikat sovjetike janë arrestuar në Paris, nën akuza për vjedhje, zhvatje dhe të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal

Bota

18/11/2017 10:50

Në një deklaratë ministria tha se të dyshuarit janë “anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Francë” dhe se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët të kryer nga policia franceze për krime dhe financa, së bashku me zyrtarë të ambasadës gjeorgjiane në Paris.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit konfiskuan sasi të mëdha parash, armë zjarri, maska, dokumente të falsifikuara dhe automjete të vjedhura tha ministria, shkruan rel.

Qytetarët e Gjeorgjisë, duke përfshirë pesë “shefat e krimit” dhe gjashtë gra ishin ndaluar, njoftuan zyrtarët.