Policia franceze e vret sulmuesin e Strasburgut

Kryesi i sulmit terrorist që ndodhi në Strasburg të Francës, Cherif Checkatt, ka vdekur pas një përleshje me Policinë.

Bota

13/12/2018 22:31

Tre vetë u vranë dhe një numër i madh i njerëzve u plagosën pasi Chekatt, 29 vjeç,  sulmoi në një treg të Krishtlindjeve në Strasburg të martën në mbrëmje.

Sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” teksa sulmonte dhe thuhet se është radikalizuar ndërsa ishte në burg.

Qindra policë në Francë dhe Gjermani kanë qenë duke e kërkuar Chekattin.