Policia e Ohrit e gjen kosovarin e shpallur të zhdukur

Pas shpalljes së zhdukjes së një personi 30 vjeçar nga Kosova, i cili sipas babait të tij është zhdukur pa gjurmë para dy ditësh-më 22 maj, pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në Ohër, personi në fjalë me inicialet A.B. (30) është zbuluar në afërsi të portit të Ohrit.

Lajme

24/05/2015 18:34

Pjesëtarët e policisë nga Ohri e kanë legjitimuar dhe më pastaj është bërë edhe  një bisedë informative dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin e shpallur si të zhdukur që në mëngjesin e datës 22 maj, kur ka dalë nga shtëpia-banesa ku ishin sistemuar së bashku me babain e tij I.B (65).

Pas bisedës informative nga shërbimet operative të SPB-së në Ohër, A.B. i është dorëzuar babait të tij.

Nga SPB në Ohër bëjnë të ditur se personat në fjalë, babë e bir kanë hyrë dhe kanë qëndruar në Maqedoni në mënyrë legale dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje të dispozitave të lëvizjes dhe qarkullimit të shtetasve të huaj në Maqedoni. (INA)