Policia e ndalon autobusin me 40 vajza, ishin rrugës për një festë seksi (FOTO)

Një autobus në të cilin gjendeshin 40 vajza të reja, të cilat ishin rrugës për një festë seksi, janë ndaluar nga policia.

Bota

19/02/2016 15:09

 

Të rejat, të cilat kryesisht ishin 14 dhe 15 vjeçare, ishin ftuar në atë festë përmes rrjeteve sociale, raporton lajmi.net.Two teenage girls looking at computer

Por, policia kishte intervenuar pasi që disa nga vajzat i kishin treguar të rriturve se kishin qenë më herët në ‘festa’ të tilla, dhe aty kishte pasur aktivitete seksuale.

Tani autoritetet i kanë paralajmëruar prindërit e tyre rreth kësaj feste, dhe iu kanë sugjeruar të kujdesen për fëmijët e tyre se qysh e përdorin internetin.

“Ne nuk e tolerojmë e as që do ta tolerojmë abuzimin seksual të fëmijëve dhe jemi gjithmonë të angazhuar për parandalimin e aktiviteteve të tilla”, ka thënë një zyrtar i Stoke-on-Trent, transmeton lajmi.net.

Person using social media

/lajmi.net